Përplaset për vdekje e reja shqiptare, shoferi largohet nga vendngjarja


Besarta Beqiraj mori plagë në kokë dhe ndërroi në spital. Ajo po ecte në këmbë në sheshin “Evropa” në Crema kur një makinë e shtypi.
25-vjeçarja pasi u godit nga makina përfundoi mbi xhamin e saj dhe për të përfunduar pastaj në tokë.
Shoferi i automjetit u largua nga vendngjarja, ndërsa Policia italiane po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nga pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, Policia ka identifikuar deri tani modelin e makinës e cila është një Fiat Punto e vitit 2005 me ngjyrë të zezë.
Një zyrtar i policisë italiane u bëri apel dëshmitarëve që të japin informacion, ndërsa sqaroi se autori do të dënohet nga 1 deri në 3 vjet burg dhe heqje patente nga 18 muaj deri në 5 vjet.
v