Përplasen makinat e dy familjeve shqiptare në Zvicër, humb jetën 8-vjeçarja

loading...

loading...

Humb jetën vajza 8 vjeçare e cila u plagos dje teksa udhetonte me familjen e saj të shtunën në autostradë, në Kantonin Aargau, Zvicër. Këtë njoftim e jep aaraguerzeitung.ch duke iu referuar shkollës në qytetin Aarau ku vijonte mësimet 8 vjeçarja.

Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch.

E ndjera kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26 vjeçe, të ndalur në shiritin ndihmës të autostradës, kur një makinë tjetër, e kishte goditur atë, transmeton albinfo.ch. Edhe shoferi i makinës së dytë qëlloi të ishte kosovar! Vajza, me plagë të rënda ishte transportuar me helikopter për në spital.

“Shkolla Aarau është kapluar nga pikëllimi për vajzën, e cila ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku”, thuhet në një komunikatë të kësaj shkolle.

Sipas saj, nxënësit do të kenë trajtim psikologjik nga udhëheqja e shkollës dhe punëtorët socialë.

Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i aksidentit, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta në këtë përplasje.

Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti, përcjell albinfo.ch. Ndërsa policia i ka marrë patenten shoferit shkaktarit të aksidentit.

loading...