Përndiqet prezantuesja e ‘Fiks Fare’, një femër e ‘dhunon’ atë publikisht

loading...


Nuk dihet nëse është Facebook fals apo jo, por prezantuesja e ‘Fiks Fare’ Fiori Dardha prej disa kohësh përndiqet nga një femër.

Fiori me anë të një statusi në Facebook ka treguar të gjithë të vërtetën si qëndron historia. Fillimisht ajo e kishte pranuar këtë profil në Facebook pas shumë këmbënguljesh dhe më pas ky profil vajze i bën komente dhe mesazhe denigruese nëpër statuset e saj.

Kjo ka mjaftuar që prezantuesja Fiori të inatoset aq shumë, sa ta nxjerrë publikisht këtë gjë “Po ia bej dhurate keto rreshta, se per kaq vemendje vuan. Po i bej dhurate edhe shprehjen “Te qafsha mi SHEGE, sa gjynah je”! Rrjetet sociale jane vertet te frikshme!

Pas gjithe ketyre rasteve te perseritura, kete person nuk mund ta denoj me mosperfillje. Tashme me kete person do merret drejtesia!”, shkruan Fiori Dardha.
f1

loading...

loading...