Përgjigjuni shpejtë në këto pyetje!

Nëse dikush ua bën këto pyetje, a jeni në gjendje të përgjigjeni menjëherë saktë? Telegrafi jua rikujton gjashtë pyetjet, që mbase shumica dikur i ka dëgjuar. Megjithatë mund t’ia shtroni dikujt për herë të parë.

1. Jeni në një garë, ndërsa e kaloni personin që ishte në vendin e dytë. Në cilin vend jeni?

2. Nëse në garë e kaloni personin e fundit, atëherë jeni në vendin e…?

3. Zgjidheni këtë detyrë pa kalkulator, e as laps e letër: Merri 1000 e shto 40. Tani shto edhe 1000. Tash shto edhe 30. Shto edhe 1000. Shto edhe 20. Shto prapë 1000. Shto 10. Sa u bënë?

4. Babai i Zanës i ka pesë vajza: 1. Nana, 2. Nene, 3. Nini, 4. Nono. Si quhet vajza e pestë?

5. Nëse personi i verbër dëshiron të blejë syze të diellit, si ia shpjegon këtë shitësit?

Përgjigjet:

1. Nëse keni thënë i pari, gabim. Nëse e kaloni personin i dytë, atëherë i dyti jeni në garë.

2. Nëse keni thënë i parafundit, prapë gabim. Sepse, si mund ta tejkaloni personin e fundit?

3. Keni thënë 5000? Jo, përgjigja e saktë është 4100. Verifikojeni tash me kalkulator.

4. Nunu? Jo! Emri i saj është Zana.

Passport.jpg15. Me fjalë

pra!