Përgjaket kisha e Laçit/E reja pret damarët, tmerrohen besimtarët

Një vajzë nga Korça ka tentuar të vetëflijohet në kishën e Laçit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme (e enjte), ku vajza në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të presë damarët.

27-vjeçarja A.G., me banim në Vithkuq të Korçës, gjatë ditës së enjte, në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës.

E reja ka përfituar nga fakti ku në shkallët e rrugës së kishës nuk kishte njerëz, duke prerë damarët gjatë pasdites së djeshme.

Ajo është gjetur e mbuluar në gjak nga besimtarët, të cilët kanë lajmëruar organet përkatëse dhe e kanë transportuar në spital. Paraprakisht mësohet se e reja vuante nga depresioni.