Përgatiteni vetë bukën pa miell, më të shëndetshmen “në botë” (shikoni përfitimet që sjell)

Receta e bukës që do t’ju paraqesim në këtë postim është jo vetëm shumë e shijshme, por edhe shumë e shëndetshme. Ja disa nga përfitimet që sjell kjo bukë:

Stimulon qelizat e kuqe të gjakut
Redukton rrezikun e shfaqjes së qelizave kancerogjene
Përmirëson nivelet e kolesterolit
Parandalon shfaqjen e diabetit
Parandalon shtimin në peshë dhe shfaqjen e celulitit
Ju me të drejtë do të pyesnit se pse është magjike kjo bukë?

Kjo bukë nuk ka ndonjë emër të veçantë, por është e bërë nga fara të ndryshme shumë të shëndetshme dhe i shtohet shumë pak maja dhe kripë. Avantazhi kryesor i kësaj buke është se bëhet pa miell dhe kokrrat e grurit që i shtohen i japin shumë vlera ushqyese kësaj buke. Disa nga përfitimet ushqyese që ofron kjo bukë janë: proteinat, vitaminat, enzimat, aminoacidet, yndyrnat e shëndetshme, mineralet dhe drithërat komplekse. Thuhet se kjo bukë ka rreth 20 herë më shumë vlera ushqyese se buka e zakonshme.

Përbërësit:

300 gr grurë

2 lugë çaji fara lini

2 lugë çaji susam

2 lugë çaji fara luledielli

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji sheqer

½ lugë çaji maja

50 ml ujë

Bashkojeni grurin me ujin dhe lërini për 3 ditë, deri sa gruri të zbutet dhe të “çahet”. Ju duhet ta ndërroni ujin e grurit disa herë. Pas 3 ditësh kullojeni grurin dhe së bashku farat e tjera të susamit, linit dhe lulediellit dhe futeni në blender, shtojini ujin, sheqerin dhe majanë. Kur majaja të jetë fryrë filloni ta punoni bukën me dorë dhe më pas shtoni kripën. Lëreni bukën të qëndrojë për rreth 30 minuta. Më pas futeni bukën në tepsi të piqet për 40-45 minuta në 220 gradë celcius.