Përfundimtare: Ja sa shqiptarë votuan në zgjedhjet e 25 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxjerr tabelën përfundimtare me numrin e votuesve në 12 qarqet e vendit.

Sipas KQZ-së në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, nga ku do të dalin 140 deputetët e rinj të kuvendit, shqiptarët që u hodhën votën në kutitë e votimit janë 1 milion e 586 mijë e 213 banorë ose në përqindje 46.55%.

Qarku ku banorët kanë votuar më pak është Vlora me 35,69%, ndërsa më së shumti Dibra me 54,9%.