Perez: Ta vendosim Barçën nën presion

loading...

25615

loading...
Primera divizion ka krijuar përshtypjen e një kampionati të mbyllur që në javët e para, ku gabimet e shumta të Real Madrid lejuan Barcelonën të shkëputet në krye. Blaugranat për asnjë moment këtë sezon nuk kanë ndjerë pranë rrezikun e kundërshtarit, dhe tashmë diferenca me rivalin historik Real Madrid është 13 pikë, teksa los blankos kanë marë vendin e dytë. Por deri në fund të kampionatit janë edhe 30 pikë në lojë dhe matematikisht gara vijon të jetë e hapur. Duke u bazuar tek matematika, presidenti i Real Madrid Florentino Perez fton skuadrën të luajë shanset e veta për titullin, i vetëdijshëm se ky është një mision i vështirë.

Florentino Perez

Duhet të vendosim në presion Barcelonën. Nuk më intereson diferenca me ta, por fakti që duhet të përpiqemi deri në fund. Nuk kemi se çfarë të humbasim. Duhet të luajmë futboll duke menduar për tifozët që na mbështesin në cdo ndeshje, dhe në atë që ata besojnë.

Ky është një mesazh i presidentit Perez dhe drejtuesve të Realit jo vetëm për skuadrën por edhe për Barcelonën. Mourinho kohë më parë e ka quajtur të mbyllur kapiteullin e kampionatit, por Karanka ka qënë me një tjetër mendim. Edhe futbollistët janë dukur të deri diku të dorëzuar edhe pse kanë premtuar se dot ë përpiqen deri në fund. Megjithatë mesazhi i qartë që del nga Real Madrid dhe në unison është ky, Barcelona duhet të vuajë për të rikthyer titullin kampion në katalonjë.

loading...