Perez: Ronaldo, përgjithmonë në Real


Në një intervistë të gjatë dhënë për Univision, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka hequr të gjitha dyshimet rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos.
Kreu i klubit madrilen është i bindur se ylli portugez do t’i vendos këpucët në gozhdë në Santiago Bernabeu.
“Nëse një lojtar dëshiron të pensionohet në fanellën e Real Madridit, ai është pikërisht Ronaldo. Të njëjtën gjë e do edhe Real Madridi. Tash ai është në pushime, nuk ka pasur kurrfarë bisedimesh, por mund të siguroj se nuk do të largohet, sepse ai nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë”, siguroi numri 1 i Realit. /LajmeOnline/