Perez: Ronaldo e mbyll karrierën me Real Madridin

loading...

Cristiano-Ronaldo-Florentino-Perez

loading...
Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez flet për merkaton e verës, ku nuk lë pa përmendur as çështjen “Bale” por edhe të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

“Ronaldo dëshiron ta mbyllë karrierën me klubin tonë dhe të njëjtën gjë dëshiron edhe Reali. Të jeni shumë të sigurt se do të ndodhë kështu. Nga ana tjetër mund të them se Bale është pjesë e një klubi me të cilin ne kemi lidhje të mira por nuk kemi paraqitur ende asnjë ofertë”.

Në lidhje me sulmuesin Higuain, Perez hedh poshtë gjithë zërat e ditëve të fundit që e cilësonin transferimin e tij te Arsenali si të përfunduar. “Ne nuk kemi dëshirë të heqim dorë. Arsenali nuk ka ka paraqitur asnjë ofertë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Cavanin e Suarez sepse për asnjërin prej tyre nuk jemi paraqitur me oferta”.

Në fund të intervistës, Perez shton edhe një koment për punën e mirë të bërë nga Jose Mourinho gjatë tre viteve nën drejtimin e skuadrës, duke theksuar se tekniku portugez arriti ta kualifikonte skuadrën për tre sezone rresht në gjysmëfinalen e Champions League.

loading...