Perez dëshiron Wenger-in në Madrid

loading...

bbv

loading...
Problemet dhe zërat e shumta të ditëve të fundit për raporte të tensionuara mes Mourinhos dhe lojtarëve apo për ultimatum të këtyre të fundit për largimin e Special One shtojnë edhe zërat për një divorc në fund të sezonit mes madrilenëve dhe ish teknikut të Chelseat.

Shtypi anglez raporton se kandidati numër 1 në listën e Florentino Perez është Arsene Wenger i cili ka edhe 18 muaj në kontratën aktuale me Arsenalin. Perez në fund të sezonit ka edhe fushatën për rizgjedhjen për president dhe me francezin kërkon të bindë Asamblenë ndërsa për të kënaqur teknikun është gati t’i ofrojë 7 mln Paund në sezon. Po sipas shtypit anglez, pasuesi i Wenger te Arsenali do të jetë Jurgen Klopp i Dortmundit.

loading...