Përdorni këtë truk të thjesht për t’i pastruar këpucët e bardha

Të gjithëve na pëlqejnë këpucët e bardha, apo jo?

Mirëpo, të gjithë e dimë se janë shumë të vështira për t’i mbajtur të pastra, transmeton Telegrafi.

Por, me një truk të thjeshtë, ju mund të bëni që këpucët e zhytura të duken plotësisht të reja dhe të bardha.

Fillimisht duhet të keni sodë buke dhe uthull, pasi që janë dy përbërës shumë të fuqishëm kur është fjala për pastrimin e pëlhurave, përfshirë edhe ato që përdoren për bërjen e këpucëve.

Veç kësaj, këta dy përbërës kanë veti të fuqishme anti-bakteriale, të cilat i heqin bakteret që e shkaktojnë erën e keqe të këmbës.

Përbërësit:

– Gjysmë gote uthull të bardhë (125 ml)

– Gjysmë gote sodë buke

– Një furçë

Vetëm e përzieni sodën e bukës me uthull për ca minuta dhe pastaj e aplikoni produktin në këpucë.

Duke e përdorur furçën e fërkoni produktin dhe e lini aty për 30 minuta.

Pas 30 minutave e pastroni me ujë të ftohët dhe do të mahniteni me rezultatet.