Përdorni këtë maskë me fara liri për 12 ditë dhe rezultatet do të jenë mahnitëse

Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha kaliumi, magnezi, vitaminë E, amino acidet esenciale, duke përfshirë acide yndyrore omega-3. Ato kanë një efekt të madh jo vetëm në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve, por edhe në lëkurë, si një zgjidhje e shkëlqyer kozmetike.

Kjo maskë me fara liri pastron fytyrën thellësisht nga të gjtha papastërtitë. Gjithashtu ajo minimizon poret e mëdha, zvogëlon ynydyrën dhe ngadalëson formimin e rrudhave. Falë përmbajtjes së fitoestrogjenit, ato e bëjnë lëkurën të butë, elastike sidhe aktivizojnë proceset e rigjenerimit.

Përbërësit:
1 lugë gjelle fara liri
1/3 gotë ujë të nxehtë

Udhëzime:
Së pari është shumë e rëndësishme t’i blini farat e lirit të një cilësie të lartë, që nuk përbajnë lagështirë. Kombinononi në një gotë me ujë të nxehtë farat e lirit.
Këtë proces bëjeni në mëngjes, mbulojeni gotën me një pecetë dhe lëreni përgjatë gjithë ditës. Në mbrëmje kullojeni ujin i cili ka marrë formën e një lëngu xhelatinoz, duke qenë se farat e lirit kanë lëshuar ekstraktin e tyre plotësisht.
Aplikojeni me një copë pambuku në fytyrë dhe në qafë. Lyejeni atë 5 herë radhazi brenda natës, derisa të ndjeni një ndjesi mpirje që nuk mund të flisni e as të qeshni.
Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe vendosni një krem hidratues. Mjafton ta aplikoni këtë maskë për 12 ditë rresht, dhe do të shihni rezultate mahnitëse në fytyrën tuaj.