Përdorni fetat e limonit për të pasur lëkurë perfekte në dy minuta

Ndonjëherë ingredientët më të mirë për lëkurën dhe që na japin ne rezultatet më të mira i gjejmë në kuzhinë. Kështu që nëse shihni që keni probleme me lëkurën, ne sot do t’ju tregojmë sesi të përdorni limonin me kripë. Është më e thjeshtë seç e mendoni!

Thjesht prisni disa feta limoni dhe vendosini në kripë. Më pas masazhojeni mirë për disa minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Më pas, thajeni fytyrën me një peshqir dhe aplikoni një maskë. Po ashtu maskën, mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Për të përgatitur maskën, ju duhet të miksoni mjaltin me lëngun e limonit. Mund të shtoni edhe ujë. Përziejeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë për 15 minuta.

Më pas lajeni. Thajeni fytyrën me peshqir dhe do të shihni menjëherë rezultatet e menjëhershme. /shije.al