Përdori 250 nxënës për t`i mbajtur vellon, nusja e pasur rrezikon të dënohet

Një nuse nga Kandy i Shri Lankës po hetohet pasi ka angazhuar 250 nxënës për t’i mbajtur vellon prej tri kilometra. Mësohet se nusja është mësuese në një prej shkollave të qytetit. Autoritetet që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve janë alarmuar teksa kanë dëgjuar një rast të tillë.Derisa ecte së bashku me dhëndrin nëpër rrugën kryesore të qytetit, fëmijët e angazhuar duhej ta mbanin pëlhurën e shtrenjtë.Angazhimi i nxënësve gjatë orëve të mësimit, është i dënueshëm deri në dhjetë vjet. Po mundohemi që ky rast të mos përsëritet e të mos kthehet në trend”, thuhet në raport.Mësohet se ajo ka angazhuar edhe 100 vajza që të shpërndajnë lule gjatë ceremonisë martesore.
Shikoni videon me poshte

Video