Përdhunoi të bijën për 10 vite, a është i mjaftueshëm ky dënim për babain monstër?

uu-530x298

Një shtetas shqiptar në Itali është dënuar me 8 vite burg, pasi ka abuzuar seksualisht të bijën për një periudhe 10-vjeçare. Vendimin e ka dhënë një gjykatë në Ankona, ndërsa mësohet se shqiptari abuzonte me të bijën që në vitin 2001, kur ajo ishte 9-vjeçe.

Vajza e denoncoi të atin në periudhën kur nisi studimet e larta, duke dëshmuar se ajo abuzohej prej tij gati çdo ditë, ndërsa nëna ndodhej në punë. 44-vjeçari u arrestua në janar të këtij viti, ndërsa veç dënimit me burg ai duhet t’i paguajë vajzës si kompensim edhe një shumë prej 20 mije eurosh.