Përdhunoi dhe vrau 4-vjeçaren, ekzekutohet me 5 plumba dhe varet në vinç 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sërish në Jemen, ku një 25-vjeçar ka përdhënuar një 4-vjeçare dhe më pas e ka vrarë atë.

Hussein al-Saket mori dënimin më ekstrem përpara një turme të madhe në sheshin kryesor të kryeqytetit të Jemenit.

Ai u qëllua me pesë plumba dhe më pas u var me një vinç. Nëna e vajzës tha se u gëzua shumë kur vrasësi u ekzekutua, ndërsa babai i saj e quajti një ndëshkim spektakolar.

25-vjeçari e kishte rrëmbyer vogëlushen kur nëna e saj po lindte djalin dhe pasi e kishte vrarë e kishte lënë trupin në një banesë të braktisur.

Safaa al-Matari and a photo of her killer before the crime sent by her father
credit: Handout