Përdhunohet, vritet dhe bëhet copa në moshën 19-vjeçare, familjarët nuk pranonin lidhjen e saj

loading...

loading...

Përdhunohet, vritet dhe më tej bëhet copa me thika, me urdhër të familjarëve të saj, të cilët nuk pranonin lidhjen që kishte krijuar me bashkëpunëtorët.

Kështu gjeti vdekjen një 19-vjeçare britanike Celine Dookhran, një vajzë me origjinë indiane e lindur në Britaninë e Madhe.

Vajza u rrëmbye gjatë një sulmi në shtëpi, ku bashkë me një shoqen e saj, u hipën në një makinë, duke u çuar në një banesë të braktisur në jugperëndim të Londrës.

Aty ajo u përdhunua së bashku me një vajzë tjetër, para se të therej me thikë në fyt.

Zbulimi makabër u bë të mërkurën e kaluar, pasi shoqja e Celine, e cila mendohej se kishte vdekur, ashtu e plagosur arriti të lajmërojë policinë.

Pas kësaj u arrestua 33-vjeçari Mujahid Arshid, i akuzuar për vrasje, rrëmbimin dhe përdhunimin e 19-vjeçares dhe përdhunimin dhe plagosjen e shoqes së saj.

Bashkë me të në pranga përfundoi edhe 28-vjeçari Vincent Tappu, i akuzuar për rrëmbimin e dy vajzave.

Nga hetimet rezultoi se gjithçka kishte ndodhur me urdhër të familjarëve, shkruan noa.al. Kjo pasi Celine Dookhran ishte lidhur me një djalë myslimanë arab, ndërkohë që familja e saj ishte myslimane indiane. Lidhjen e vajzës ata e cilësuan si çnderim, duke organizuar krimin makabër.

loading...