Përdhunohet në shtëpi, ndërsa flinin fëmijët

foto

Një grua 38 vjeçare u përdhunua në apartamentin e saj, teksa brenda tij flinin fëmijët.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Romë të Italisë, ku policia arrestoi dy nga agresorët si dhe u denoncua një i mitur.

Viktima ishte ndjekur qysh jashtë shtëpisë e deri sa kishte hyrë brenda saj në zonën e Montesacro, nga tre persona të cilët e sulmuan më pas brenda në banesë duke e përdhunuar.

Vetëm dy javë pas përdhunimit, tre agresorët ishin rikthyer sërish poshtë shtëpisë së gruas për ta bezdisur, por ndërhyrja e një patrulle policie rezultoi vendimtare.

Në prangat e policisë përfunduan dy binjakë dhe një i mitur i huaj./LajmeOnline/