Përdhunohet në hotel, publikon foto pak minuta pas aktit

Një foto me fytyrën e saj të përlotur e shkrepur pak minuta pas ngjarjes. Kështu ka dashur ta përcjellë për të gjithë në internet, dhunën seksuale që kishte pësuar 27- vjeçarja afrikano-jugore Amber Amour.

“E kam ngritur gjithmonë zërin që të mbijetuarit duhet të flasin, ndaj e vura në praktikë atë që kam thënë”, ka shpjeguar 27- vjeçarja.

Në diçiturën e fotos së publikuar në Instagram, vajza ka treguar që është përdhunuar nga një mashkull me emrin Shakir që e kishte njohur pasi kishte pranuar të bënte dush me të në një hotel, gjatë nëntorit të kaluar.

Më tej 27- vjeçarja Amber shpjegon: “U riktheva në hotel për të lënë një shënim për një mikun tim por aty ndodhej Shakir. E kisha puthur njëherë por ai dukej i dehur ndaj i thashë që nuk është rasti për të vazhduar më tej. Para se të ikja nga hoteli u ngjita një kat më lart për të përshëndetur një mikun tim. Shakir më ndoqi dhe më tha se po shkonte të bënte dush duke më ftuar.

Pranova sepse në hotelin ku qendroja aktualisht nuk kishte ujë të nxehtë dhe kisha dy ditë pa bërë dush. Sapo hyra në banjë, Shakir më sulmoi duke më dhunuar. I thashë të ndalonte por ai ishte akoma më i dhunshëm”.

Amber tha se provoi të gjitha ndjenjat e mallkuara që pati pas përdhunimit: turp, pështirosje dhe vuajtje.

Në rrjetin e Instagram ka patur edhe mjaft kritika dhe sulme ndaj 27- vjeçares nga ndjekësit e saj, duke e akuzuar se përdhunimi ka ardhur si shkak i veprimeve të saj.

Amber ka shkruajtur se nuk ishte ajo që ka nxitur veprimet e përdhunimit.

“Nuk ka rëndësi nëse e putha, nuk ka rëndësi nëse ai ishte i dehur, nuk ka rëndësi nëse bëra dush me të. Nuk e prisja që ai mund të më gjakoste, dhe nuk e prisja që ai mund të më përdhunonte”, ka replikuar Amber me ndjekësit e saj në Instagram

Ajo tani është aktiviste në një shoqatë kundër dhunës së gruas nën moton “Mjaft me përdhunime. Të edukohemi”.