Përdhunimi i të moshuarave, kërkojnë gjetjen e dhunuesve me ADN

loading...

loading...
Banorë të fshatit Nartë në Vlorë kanë protestuar sot para kishës së fshatit, me një pretendim krejt të pazakontë. Ata janë shprehur se prej vitesh gratë dhe të moshuarat e fshatit janë pre e marrëdhënieve seksuale me dhunë.

“Me detaje nuk mund tua them. Kohët e fundit shoh që policia është angazhuar shumë për këtë problem. Edhe mendimi juaj është i mirë. Mund të nxjerrim ndonjë ide”, iu është drejtuar kryeplaku i fshatit, Nasho Zioca, banorëve të fshatit.

Duke akuzuar policinë për mosreagim, banorët janë shprehur se ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë çështje. Gjatë protestës, ata kanë kërkuar kryerjen e testit të ADN-së së të gjithë burrave të fshatit, për të zbuluar autorët. Banorët kanë denoncuar gjithashtu edhe grabitje dhe plaçkitje që kanë ndodhur në fshat, raporton gazeta Panorama.

Sipas banorëve, shumë prej rasteve të përdhunimeve nuk denoncohen në polici pasi konsiderohen tabu. Banorët kanë kërcënuar me bllokim të rrugës, ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Policia e Vlorës ka konfirmuar sot një rast të denoncuar, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të denoncojnë çdo rast.

loading...