Përcillet për në banesën e fundit 17 vjeçari i masakruar me thika, banorët të shokuar nga ngjarja

loading...

488295_478721825514945_1190608105_n

loading...
Rreth orës 16:00 të së premtes është kryer ceremonia mortore e adoleshentit të masakruar me thika e leva nga bashkëmoshatarët të tij. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes ka tronditur banorët e zonës së “Kodrës së Priftit” në kryeqytet.

E ndërsa nga policia ngjarja konsiderohet se ka motive banale, banorët e zonës janë të tronditur dhe janë shprehur se ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitet në vend.

Duke bërë të ditur arrestimin e autorëve të krimit, Skerdilajd Hyka, 18 vjeç dhe Besart Seçi, 18 vjeç, policia tha se motiv  kryesor i sherrit mes të rinjve ka qenë domini i zonës ku jetonin.

Sipas policisë, bashkëpunëtor në vrasje ka qenë dhe Jetmir Katana, i cili është i arrestuar mesditën e së premtes.

Ndërkohë që policia ka zbardhur sherrin e lindur mes të rinjve. Sipas policisë, në sherr janë përfshirë 6 të rinj, të cilët janë zënë me grushte dhe mjete të forta në mes të rrugës.

Burime nga forcat blu sqarojnë se sherri ka nisur në mëngjes e konflikti ka nisur për një shikim të hedhur shtrembër mes viktimës dhe autorëve. Policia pohon se në sherr janë përfshirë dy grupe të rinjsh, ku në njërin bënte pjesë viktima dhe shoku i tij.

“Çfarë ke që sheh, pse sheh”, kanë qenë fjalët që kanë nxehur gjakrat mes gjashtë të rinjve, të cilët fillimisht janë zënë me grushte dhe më pas kanë shkuar në shtëpitë e tyre, kanë marrë levat e hekurit dhe mjete të tjera të forta dhe kanë rinisur sherrin, si pasojë e të cilit ka humbur jetën 17-vjeçari Gjergji Prenga, i cili është goditur disa herë me levë dhe thika, ndërkohë që ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij, Julian Frroku.

Pasi policia ka bërë të mundur arrestimin e adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e 17-të vjeçarit Prenga dhe dhunimit të mikut të tij, mësohet se materialet e dokumentuara të vrasjes i janë dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku të rinjtë akuzohen për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me dashje e realizuar në bashkëpunim”.

loading...