Për një vit në Gjermani, kam bler Mercedes,nuk do të kthehem më kurr në…(Video)

Gratë modern kanë qejf të flasin për arritjet profesionale, e shumë pak gjëra depërtojnë në një bisedë kualitative. Njejtë siç janë edhe këshillat e zonjave të cilat tashmë mund të quhen të sukseshmne. BBC ka bërë listën e 100 grave më të forta, dhe tash është e qartë se kënd mund ta pyesim për këshillë. Ju sjellim disa nga shkëndijat e tyre të forta.

Mos dëgjoni ata që ju kritikojnë

Dallimi mes meje dhe kritikëve qëndron që unë besoj në atë që e bëj, deri sa ata nuk besojnë. Me të vërtetë nuk ka rëndësi se çka ata flasin, sepse në jetë shumë herë kam dëgjuar se dicka që ia kam mësyer është e pa arritshme. Nëse vetë e shoh që është e paarritshme, atëherë nuk veproj, e duke menduar kështu kam pasur sukses në të gjitha punët që deri tash I kam bërë- thotë Trejsi Emin, fotografja , piktorja dhe skulptorja e dëshmuar.

Hyni rrezikut

Gjithmonë kam konsideruar që ndërmarrja e rrezikut në vete mban edhe emocion. Është një thënie shumë e mirë që më së miri mësohet kur ka rrezik e unë jam ballafaquar edhe me punë të rrezikshme po edhe me punë emocionuese , e përfundimi i këtyre punëve më kanë çuar drejt suksesit- thotë Heder Rejbots, avokate dhe njëra ndër drejtoreshat e Asociacionit të Futbollit në Angli.

Shtype një pjesë tënden e cila të bind që ti nuk e meriton suksesin

Rrjedhi nga klasa punëtore, kam shkuar në shkollë shtetërore dhe nuk e kam përfunduar fakultetin, dhe në kokën time gjithmonë ka qenë i pranishëm ai zëri i ligë që më ka thënë që suksesi nuk më shkon dhe që jam në vend që nuk më takon. Gjithmonë e kam pasur ndjenjën që do të jem e shtypur, apo edhe e turpëruar edhe pse kurr asgjë nuk kam fshehur. E di që tashmë vonë, para pak vitesh, kam arritur ta ndaloj atë zë- ka thënë Liz Bingam, njëra prej menaxhereve e kompanisë Ernset dhe Jang.

Shfrytëzoni secilën ditë

Unë jam jevreje e lindur në Gjermani në kohën më të keqe të diskriminimit dhe e pranoj që për vetbesim fëmijëror nuk është aspak e lehtë kur e din që njerëzit aq shumë të urrejn sa që duan të të shohin të vdekur. E kam kuptuar që traumat e fëmijërisë më kanë lënë me të mira që sot janë ana ime shumë e fortë, si edhe para 75 vjetëve dhe me bindje që nesër do të jetë ditë e re dhe shumë më ndryshe se e djeshmja. Kjo që jeta ime në disa raste është shpëtuar ka bërë që shpesh të them “ia ka vlejtur të shpëtohem” – ka thënë Stefani Shirli, grua në biznes dhe njëra ndër filantropet më të suksesshme në botë

7-2