Për një ditë, 1001 tiketa trafiku të shqiptuara

loading...

loading...
Zyra për informim e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës çdo ditë, por me një ditë vonesë iu përcjell medieve raportin për incidentet e ndryshme në vend që kanë ndodhur një ditë më parë. Nga raporti i dërguar sot për ditën e premte, po veçojmë vetëm një vdekje të një personi në Prishtinë, në autobusin urban, si dhe faktin për 1001 tiketa të shqiptuara në trafik në mbarë Kosovën vetëm gjatë së premtes. Në vijim po e japim raportin e plotë të ngjarjeve që i ka regjistruar policia sipas rajoneve të vendit,transmeton koha.

RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
VDEKJE E DYSHIMTË

Rr. Ilir Konushevci,Prishtinë 05.07.2013-16:00. Raportohet se ne autobusin e linjës urbane viktimës mashkull K/Shqiptar i ka humbur vetëdija me çrast ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër te Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne Mjekësinë Ligjore për autopsi.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

• Fsh. Repë,Podujevë 05.07.2013-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtine është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njejti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

• Aeroporti Ndërkombëtarë ,,Adem Jashari’’ 05.07.2013 16:00. Duke u bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njejti me vendim të Gjykatës është dërguar në Burgun e Dubravës.

RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Perlepnicë,Gjilan 05.07-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njejti ka kanosur djalin dhe bashkëshortën e tij femër K-Shqiptare. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë CZ me dy karikator me 28 fishek të cilën i dyshuari e ka përdor për ti frikësuar viktimat. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE

Raport shtesë:

VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Glloboç,Kaçanik 25.06.2013-23:25. Pas hetimeve te zhvilluara lidhur me rastin sot me datën 05.07.2013 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TE KËRKUAR

Fsh. Shkozë,Malishevë 05.07.2013-13:00. Në bazë te urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njejti është dërguar ne vuajte te dënimit ne burgun e Dubravës ne kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

• Fsh. Vraniq Suharekë 05.07.2013 21:15. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturen e tij nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushteve te rrugës humb kontrollin mbi timon dhe del nga rruga duke u ndeshur në nje muri, si pasoj pëson lëndime trupore. Vozitësi pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencë në Suharekë, është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm.

• Fsh. Vlashnje Prizren 05.07.2013 23:25. I dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturen e tij civile nga pakujdesia godet këmbësorin mashkull k-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Dardania 3 Pejë 05.07.2013 15:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar njofton se kishte hasur ne nje mjet te dyshimte te pa shpërthyer. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka bere sigurimin e vendit te ngjarjes. Eshte njoftuar njesia për deminim e KFOR-it te del ne vendin e ngjarjes.

RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TE KËRKUAR

Fsh. Frashër,Mitrovicë 05.07.2013-11:00. Në bazë te urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore ne Mitrovicë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njejti dërgohet ne vuajtje te dënimit ne Burgun e Dubravës ne kohëzgjatje prej një viti.

POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE

Stublinë, Gjilan 05.07.2013-11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi qe i njëjti ka kanosur pjesëtarin e PK-së derisa i njëjti po i shqiptonte një tiketë për kundërvajtje. Pas intervistimit me urdhër te Prokurorit i dyshuari është liruar ne procedurë të rregullt.

KONTRABANDIM ME MALLRA

Fsh. Karaqevë 05.07.2013-12:30. Njësiti policor ka ndaluar traktorin ,,Rakovica’’ te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit ne rimorkion e traktorit i dyshuari kishte te ngarkuar tre krerë gjedhe pa dokumentacion përkatës. Me urdhër te Prokurorit gjedhet dhe traktori janë konfiskuar ndërsa rasti shkon ne procedurë te rregullt.

DHËNIE E MITOS

Hani i Elezit 05.07.2013 19:40. I dyshuari mashkull Maqedon shtetas i Maqedonisë i cili ishte duke drejtuar autobusin, gjatë kontrollimit në pikën kufitare ia kishte ofruar Policëve pasaportën dhe dokumentet tjera ku në dokumente ishin të vendosura 5€ me qëllim të dhënies së mitos. Me urdhër të Prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt.

QËNDRIM I KUNDËRLIGJSHËM

Malishevë 04.07.2013-22:00. Raportohet se në një kafiteri është zënë duke punuar pa leje pune dhe leje qëndrim të përkohshëm në Kosovë e dyshuara femër Shtetase nga Shqipëria. E dyshuara është dërguar në Gjykatën Themelore dhe me vendim te Gjykatës e njëjta depërtohet për ne Republikën e Shqipërisë./LajmeOnline/

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

STATISTIKA E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 033
Tiketa trafiku të shqiptuara 1001
Arrestime 008
Në mbajtje 003

loading...