Për këto yje koha është ndalur – FOTO

0bSofia Vergara! Kush do të thoshte se ajo tashmë ka mbushur 42 vjet? Kush do të thoshte se ajo ka një djalë 22 vjeç?

Edhe pse tashmë kanë përqafuar dekadën e katërt, por edhe të pestën e jetës, këto bukuroshe ende duken shkëlqyeshëm. Thjesht, duket se për to koha ka ndaluar. Sofia Vergara! Kush do të thoshte se ajo tashmë ka mbushur 42 vjet? Kush do të thoshte se ajo ka një djalë 22-vjeçar? Kjo kolumbiane e bukur ka lindur më 10 korrik të vitit 1972, ndërsa karrierën e ka filluar si modele. Famën fillimisht e ka arritur në vendlindjen e saj, duke u paraqitur në reklama të nxehta, ndërsa nga viti 2003, fillon ngritja e saj në Hollivud.

Ajo disa herë është shpallur si femra më seksi në botë. “Pantera e zezë” Naomi Campbell, siç e quajnë të gjithë, ka lindur më 22 maj 1970 në Londër. Karrierën e ka filluar në moshën 15-vjeçe, ndërsa qysh në fund të viteve të 80-ta, ishte bërë njëra nga tri modelet më të kërkuara në botë. Naomi gati nuk ka ndryshuar aspak që kur ka veshur modelet e Giani Versace-s në fillim të viteve të 90-ta. Halle Berry ka lindur në gusht të vitit 1966 dhe karrierën e saj e kanë shënuar filmat si “Die Another Day”, “Gothic”, “Cat Woman” dhe “Monster Ball”.

Eshtë e vetmja afrikano-amerikane që ka fituar çmimin Oskar si aktorja më e mirë, ndërsa edhe pse është afër dekadës së pestë të jetës, ajo mbetet njëra nga femrat më të bukura në botë. Të gjithë ata që e kujtojnë hitin e viteve të 90-ta, “Don t speak”, e mbajnë mend Gwen Stefani-n dhe pajtohen se ajo nuk ka ndryshuar aspak edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada. Biondja e famshme e njohur për buzëkuqin e saj të theksuar, ende edhe sot e kësaj dite rrezaton me pamjen e saj rinore, edhe pse është nënë e dy djemve. Ajo mbetet si një model për shumë vajza më të reja në moshë, se si duhet ta mbajnë veten dhe mos të dorëzohen nga kalimi i viteve./Zëri

0

0a

0c

0d

0e