Për femrat të cilat e duan ndryshimin: Kjo ngjyrë e flokëve u përshtatet të gjithave (Foto)

Në Perëndim, ekspertët ngjyrën e kaltër në të errët e kanë quajtur – bronde (bashkim i dy fjalëve “e kaltër” dhe “e gështenjtë”.

Besohet që “bronde është posaçërisht ngjyrë e përshtatshme, sepse kombinimi i toneve të ftohta dhe të ngrohta njëkohësisht u përshtatet në mënyrë të përsosur ngjyrave të ndryshme të lëkurës dhe të syve.

Sipas ekspertëve, “bronde” është nuancë midis ngjyrës së flokëve të kaltër dhe të gështenjtë, transmeton Telegrafi.

Këtë ngjyrë të flokëve e praktikojnë yjet më të njohura botërore – Blake Lively, Jennifer Lopez, Gisele Bundchen, Cara Delevingne dhe shumë dama të tjera.

Biondeve natyrale u nevojitet ndihma efrizerëve, derisa ato me flokë të gështenjtë munden vetë të provojnë që t’i shkëlqejnë me tufa ari.

Është me rëndësi që flokët të shkëlqehen më së shumti me dy apo tri nuanca në krahasim me ngjyrën natyrale.

Kjo ngjyrë e flokëve nuk kërkon ngjyrosje të shpeshtë. Për femrat me flokë të dobëta dhe të holla “bronde” është shpëtim i vërtetë.

Mos harroni që, edhe pse ngjyrosja bronde nuk është tepër traumatike për flokët dhe nuk kërkon freskim të shpeshtë të ngjyrës, ruajeni ngjyrën dhe flokët me ndihmën e linjave të posaçme për flokët e ngjyrosura.