Për deputeten Izmaku këtë herë nuk ka 7 e 8 mars!

loading...


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku në vend të urimit për festat e 7 dhe 8 marsit ka zgjedhur të reagoj rreth çështjes së vdekjes së Arbenita spahiut në spitalin e Gjilanit.

Izmaku, duke mos e hedhë poshtë mundësin e vdekjes së Spahiut, nga neglizhenca në punë nga ana e mjekëve ajo ka kujtuar edhe një rast tjetër i cili ka ndodhur 1 vit më herët, ku bëhet fjalë për një lindje në korridore të spitalit.

“Në vend të urimit për ditën e mesuesit, Arbenita e re sot ka marre dhurate kurora varri ! Ajo nuk arriti te shoh qofte edhe nje here foshnjen e sapolindur, sepse mbylli syte ne spitalin e Gjilanit, ne minutat e pare te lindjes!”, shkraun Izmaku, në profilin e saj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Xhevahire Izmakut:

Në vend të urimit për 7 e 8 mars, një reagim !
Sot e dje opinioni i vendit mbeti i hutuar nga lajmi i dhembshëm, lidhur me vdekjen e Arbenita Spahiut nga Gjilani, ku ende mbetëm në pritje të së vertetës, nëse kjo vdekje erdhi si pasojë e neglizhencës apo edhe mund të ishte vdekje e natyrës tjetër !
Nuk kaloi as edhe një vit, kur ne gratë deputete reaguam për trajtimin e keq të një pacientje e cila gati sa nuk lindi në koridoret e gjinekologjise! Ne sigurisht që i shohim raste të izoluara dhe kjo nuk e zbeh besimin tone, që në spitalet tona ka mjeke e mjek të përgjegjshëm e me dinjitet! Por, se ne kemi nevoje për një kontroll shumë më te disciplinuar dhe te ushtrojme nje kod të forte etike ne ambientet spitalore, nuk diskutohet !
Në vend të urimit për ditën e mesuesit, Arbenita e re sot ka marre dhurate kurora varri ! Ajo nuk arriti te shoh qofte edhe nje here foshnjen e sapolindur, sepse mbylli syte ne spitalin e Gjilanit, ne minutat e pare te lindjes! Ne si deputete, do të jemi pranë zbulimit të së vertetes për kete dhe çdo rast tjeter devijues!
Ngushllime të sinqerta për familjen e Arbenites dhe gjithë te afërmeve dhe kolegëve të së ndjerës !
Xhevahire IZMAKU; Deputete
largea_arbenita1457381171

loading...

loading...