Për 34 për qind të njerëzve dita është e pamundur pa kafe

women-drinking-coffee1-320x290Kafeja e mëngjesit: shumica e pinë kafenë në mëngjes, ndërsa gjysma e tyre mendojnë që nga kafeina janë më produktivë. Rreth 61 për qind e njerëzve pinë të paktën dy filxhanë kafe në ditë, ndërsa kafeja i motivon.

Kafepirësit më të madhej në vendin e punës janë punëtorët e industrisë ushqimore, shkencëtarët dhe të punësuarit në marketing, ka treguar hulumtimi i zinxhirit të ushqimit të shpejtë “Dunkin Donuts” dhe i faqes së internetit Career Builder.

Hulumtimi thotë që 46 për qind konsiderojnë që pirja e kafesë në vendin e punës nxit produktivitetin. Më pak produktiv për shkak të kafesë konsiderojnë që janë 43 për qind e femrave dhe 40 për qind e meshkujve, ndërsa 61 për qind kanë deklaruar që pinë të paktën dy filxhanë në ditë. Si arsye kryesore pse të punësuarit e pinë kafenë përmendet kafeina. Gati gjysma e të anketuarve konsiderojnë që është e nevojshme për kryerjen e obligimeve të punës, ndërsa një e pesta mendojnë që pirja e kafesë dhe biseda me biznesmenët tjerë është mënyrë e mirë për të kapur ndonjë mundësi biznesi ose për të njohur persona të rëndësishëm në punën tuaj.

Në listën e top dhjetëshes së kafepirësve janë gjendur edhe redaktorët, gazetarët, të cilët janë të prirë ndaj kafeve të aromatizuara, mësimdhënësit dhe punëtorët në drejtësi dhe hotelieri, të cilët kryesisht pinë kafe të zezë.

Çdo i dyti i anketuar pi kafe në vendin e vet të punës gjatë kryerjes së detyrave, ndërsa një e treta bën pauzë me kolegët brenda ambienteve të kompanisë. Koha më e preferuar për të pirë kafe është mëngjesi, kështu që 77 për qind të të anketuarve e pinë pikërisht në këtë periudhë të ditës.

42 për qind të kafepirësve e pinë kafen për shkak të shijes së mirë, ndërsa një e treta thjesht pëlqen të pijë gllënjka të kafesë së ngrohtë. Çdo i pesti i anketuar e shijon kafenë me cigare, ndërsa katër për qind kanë përmendur arsye të tjera, siç janë shprehia ose shoqërimi i paobliguar me kolegët.

Të premten kemi nevojë për më shumë kafe për të punuar normalisht. Sasia e nevojshme e kafesë reduktohet gjatë javës me një rritje të lehtë të premten, kur tre për qind e të anketuarve kanë nevojë për më shumë kafe për të funksionuar në mënyrë normale në punë. Ndërsa 16 për qind thonë se si filxhani me kafe të nxehtë më së shumti u nevojitet të hënën.

Për 62 për qind të njerëzve kafeja shërben për motivim. Shumica e punëtorëve të rinj, të moshës mes 18 dhe 14 vjeç, kanë nevojë për kafe si motivim për punë.

Për 58 për qind produktiviteti është më i vogël pa kafe. Punëtorët, në mes 25 dhe 24 vjeç, pohojnë që pa kafe janë më pak produktivë.

Përqindja e atyre, të cilët çdo ditë kanë nevojë për kafe në vitin e kaluar është ngritur nga 32 në 34 për qind.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.