“Pepsi po na helmon”, kjo është videoja që nxjerr zbuluar manipulimin (VIDEO)

Vijojnë ankesat nga konsumatorët për produktet që na ofrohen në treg. Këtë herë është “Pepsi”, ku dihet që në Shqipëri ka një kualititet më të ulët se në vendet fqinje. Për të mos mjaftuar kjo, produkti në fjalë dhe “Lipton Ice Tea” mund tu manipulohet lehtësisht data e skadencës. Mjafton një provë e thjeshtë: Fërkoni gishtin mbi datën e skadencës së kanaçes dhe do të shikoni se sa lehtësisht do të fshihet.
Të rishkruara me bojë sipër dhe të shitura në supermarketet e lagjeve tona apo edhe në ato me “emer”, dëmi në organizmat tanë është i njëjtë.
Se sa vite mund të kenë në treg këto produkte ajo nuk dihet. Si do i vejë halli kësaj pune kur AKU është komplet jashtë funksionit dhe kompanitë e produkteve ushqimore riciklojnë produktet që i kanë mbetur stok?
“Shikojini si jane: Te skaduara dhe te shkruajtura serish me boj. Zgjatin afatin e skadences kanacet e lipton ice tea dhe ivi. Kto jan produkte te firmes pepsi. Me gisht hiqet. Video i tregon te gjitha. Skadon data origjinale dhe e rishkruajn serisht dhe serisht ajo qe shkruajn ‘skadon’ . Imagjinoje sa vjet mund tket ne treg ajo kanace”,-shkruan djali i cili ka dërguar videon në JOQ.al.
Ndiqeni videon më poshtë

Pepsi