Pensionisti gjerman adopton dy vëllezër shqiptarë, për t`i shpëtuar nga gjakmarrja!

loading...


Mundësia e vetme për t`u siguruar një të drejtë qëndrimi në Gjermani dy vëllezërve ka mbetur adoptimi (birësimi). Pensionisti Kress e ka shpallur vendimin e tij në gjykatën familjare në Hersbruck.
Pensionisti Horst Kress ka vendosur të bëjë një hap të jashtëzakonshëm, ai do të adoptojë dy vëllezër nga Shqipëria, të cilët prej 16 vitesh janë në arrati nga frika e gjakmarrjes së një familjeje hasmësh, shkruan n-land.de. Adoptimi i tyre për pensionistin nga Winkelhaidi duket të jetë shtegdalja e fundit nga një dilemë që e mundon: pasi që shteti gjerman nuk e pranon gjakmarrjen si bazë për azil, dy vëllezërit 28 dhe 38 vjeçarë janë detyruar para disa javësh të lëshojnë Gjermaninë.
Dhe në Itali pastaj ata janë zënë me familjen e hasmëve, me ç`rast vëllai më i vjetër është therur nga ta, transmeton albinfo.ch. Selfo (kështu quhet i plagosuri) prej atëherë po qëndron në një spital në Milano ku mjekët falë një operacioni urgjent ia shpëtuan jetën.
Dy vëllezërit kanë jetuar në një qendër azili në Winkelhaid nga prilli 2015 deri në marsin e vitit 2016. Këtu kanë qenë në siguri, për ndryshim nga Milanoja, ku janë sulmuar disa herë.
Horst Kress nga rrethi i mbështetësve të refugjatëve, e ka gjetur shumë shpejt gjuhën e përbashkët me dy vëllezërit. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se edhe ai, sikur ata, e flet italishten rrjedhshëm. Kur u erdhi në muajin mars vendimi për kthim, ata vendosën të ktheheshin në Milano, përcjell albinfo.ch. Vërtet rrezik ishte edhe në Itali, por shumë më pak se sa në Shqipëri, ku i prisnin gjakësit.
Babai i tyre gjatë të shtënave tradicionale në një dasmë, në vitin 2000 e kishte qëlluar padashur një fqinj të tij. Prej atëherë, familja e dëmtuar kërkon të hakmerret. Për këtë arsye Selfoja dhe Valeriani ndodhen në arrati prej 16 vitesh.
Në këto rrethana, mundësia e vetme për t`u siguruar një të drejtë qëndrimi në Gjermani dy vëllezërve ka mbetur adoptimi (birësimi). Pensionisti Kress, i cili ka punuar si pedagog dhe psikolog, e ka shpallur vendimin e tij në gjykatën familjare në Hersbruck, transmeton albinfo.ch burimin gjerman. Por atij i duhet që të vërtetojë në notariat vendimin e tij dhe ta dërgojë në Milano, ku së bashku me të dy “bijtë” e tij të adoptuar duhet të vërtetojë gjendjen edhe te notariatin italian. Kur të gjitha këto të jenë zgjidhur, familja nga Winkelhaidi shpreson të bëhet me dy “bij” të saj të rritur.
– See more at: http://lajmi.net/pensionisti-gjerman-adopton-dy-vellezer-shqiptare-per-ti-shpetuar-nga-gjakmarrja/#sthash.j9VDerPX.dpuf

loading...