“Penis, vaginë e spermë”, prindërit vënë duart në kokë nga libri i klasës së tretë

Një tekst alternativ i quajtur “Libri i Dijes” iu është këshilluar dhe udhëzuar nxënësve të klasës së tretë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Yzberish. Në pamje të parë, libri nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme, por nëse e shfleton, në të vihen re kapituj aspak të përshtatshëm për këtë moshë.Gazetarët e “Stop” kanë treguar saktësisht se për çfarë flet libri, e në të ka një kapitull të tërë të hollësishëm mbi mënyrën e ardhjes në jetë të foshnjes, ku ndër të tjera flitet se si penisi penetron në vaginë dhe gjithë procesi i fekondimit.Kujtojmë se kemi të bëjmë vetëm me fëmijë të klasës së tretë, të moshës 9-10 vjeçare.
Shikoni videon me poshte

Video