Pellegrini nuk e ndërron Agueron me Suarezin

0

Manuel Pellegrini beson ende se Sergio Aguero është sulmuesi i tretë më i mirë në botë, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi, duke insistuar se e preferon sulmuesit argjentinas madje përpara sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez.

“Unë vazhdoj të mendoj ashtu: ata të dy janë lojtarë të mëdhenj. Suarez ka luajtur gjatë tërë sezonit, ka shënuar shumë gola dhe Sergio e ka pasur një sezon të vështirë me lëndime”, deklaroi fillimisht trajneri argjentinas.

“Mendoj shumë për Suarezin. Ai është lojtar i madh, jo vetëm sulmues. Shënon gola, por po ashtu luan shumë për skuadrën. Por, nëse më thoni mua që ta ndërroj me Sergion, do të thosha jo. Do të vazhdoj me Agueron”, vazhdoi ish trajneri i Real Madridit.

Aguero ka shënuar 26 gola në vetëm 25 ndeshje si shartues, por lëndimi e la jashtë skuadrës nga Premierliga që nga dhjetori.

Pellegrini synon ta fitojë titullin në Premierligë këtë sezon, edhe pse s’do ta ketë aspak të lehtë.