Pedofili, Nora Istrefi: Tiranë, ngrihu në protestë

36753_2[1]

PRISHTINE – Lajmi që shokoi pak ditë më parë opinionin publik në Shqipëri për pedofilin i cili përdhunoi 2 fëmijë dhe vrau një 11-vjeçar, ka shqetësuar shumë edhe disa nga personazhet e show biz-it, të cilët madje kanë dhënë edhe sugjerime se çfarë duhet bërë.

Nora Istrefi, nëpërmjet në statusi në rrjetin social “Twitter” ka ftuar qytetarët e Tiranës të zgjohen në protestë për të kërkuar dënimin me vdekje të pedofilit Ardian Prrenjasi.

“Pse nuk organizohen tiranasit në protestë për dënim me vdekje të pedofilit të poshtër i cili ka përdhunu dhe mbyt dy fëmijë 10-vjeçarë”,- ka shkruar Nora.