PDSH: Shqiptarët presin nga BDI sqarime se përse u vra Harun Aliu me shokë?

lajme-pdsh_logo_193831627

Dita kur duhet të jepet llogari para shqiptarëve po afron. BDI e gjendur para kësaj situate, si dhe mundësisë së humbjes së pushtetit, ditëve të fundit po tregon nervozë të paparë.

     BDI-ja duhet në fillim t’u sqarojnë shqiptarëve se përse me aq zell i votojnë,  në qeveri dhe në Parlament, marrëveshjet për bashkëpunim me Serbinë, sëpari atë policor dhe tash edhe bashkëpunimin për rastet penale. Këtë të fundit edhe të nënshkruar nga ministri i tyre Blerim Bexheti?!

    Shqiptarët presin nga BDI sqarime se përse u vra Harun Aliu me shoke?

    Përse u lejua dhe u përkrah aksioni policor “Monstra” me ç’rast u bastisën qindra familje shqiptarësh dhe u arrestuan me dhjetëra ndër ta edhe gra dhe nëna shqiptare?

    Përse nuk është zbardhur ende vdekja e Ibrahim Sulejmanit në burg, në kompetencë të ministrisë së drejtësisë?

    Përse nuk janë zbardhur rastet e rrahjes së nxënësve rrugëve dhe autobusëve të Shkupit?

    Përse vazhdojnë të financojnë ekspedita huliganesh që fyejnë rrëndë shqiptarët?

    Dhe krejt në fund jepni sqarim së Serbia është gjenocidale sipas Fazli Veliut?  Është e  reformuar sipas Ali Ahmetit, Ermirës dhe Talatit?

Është Partner strategjik sipas ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimit i cili nënshkruaji bashkëpunim me gjeneralin Serb të akuzuar për gjenocid ndaj shqiptarëve? Apo serbet janë miq si ne rastin e takimit të Xhelal Bajramit me Daçicin?