PDK-së po vazhdojnë t’i ikin anëtarët për t’ju bashkuar NISMA-s

Në vazhdën e dorëheqjeve nga PDK e Malishevës, ka pasuar edhe një dorëheqje tjetër. Bëhet fjalë për kryetarin e nëndegës së PDK-së në fshatin Panorc njëherazi edhe anëtar kryesie i degës së PDK-së Malishevë, Mujë Sahitaj i cili tash e tutje aktivitetin dhe angazhimin politik do ta vazhdojë në subjektin NISMA për Kosovën.

Ky njoftim vjen nga Iniciativa Qytetare për Malishevën, e cila thekson se duke analizuar situatën politike në Kosovë pas krijimit të subjektit të ri NISMA për Kosovën dhe duke besuar në udhëheqësinë e NISMËS si njerëz të përkushtuar për të mirën e vendit, ka ardhur në përfundim ta paraqet këtë dorëheqje.

“Njëherësh kryesia e NISMA për Kosovën-Malishevë e ka mirëpritur këtë dorëheqje dhe ka falënderuar për mbështetje në rrugëtimin tonë politik me qellim të ndryshimit të gjendjes në vendin tonë”, thuhet më tej në njoftim.

Të bashkangjitur e keni dorëheqjen e nënshkruar nga kryetari i nëndegës së PDK-së për fshatin Panorcë dhe anëtari i kryesisë i degës së PDK-së Malishevë.