PDK, me strategji për ta fituar Prishtinën!

“Si ta bëjmë Prishtinën vend të mirë për të jetuar”, është pyetësori me dhjetë pyetje kryesore, të cilin Partia Demokratike, dega në Prishtinë, e ka prezantuar sot.

Agim Çeku,kandidatë për Prishtinën, nga PDK-ja, tha se do të ndahen 50 mijë pyetësor në çdo lagje të kryeqytetit ku qytetarët do të mund të njoftojnë për hallet dhe shqetësimet që i kanë në lagjet e tyre.

Ata pasi që të përgjigjen në këto pyetje, përgjigjet do të mund ti dërgojnë pa bërë asnjë pagesë në “Agim Çeku” Fahu Postal 99 10000 Prishtinë. Në këtë konferencë, në pyetje e gazetarëve se cili është vendbanimi i Çekut , ky I fundit tregoi se është lagjja “Veternik”.

Ndërkaq kjo parti u shpreh e bindur se në zgjedhjet e 3 nëntorit do të dalin në balotazh me LDK-në,transmeton zeri./LajmeOnline/