PDK-ja vendos, pro Gjykatës Speciale

loading...

loading...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi tha se kryesia e PDK-së dhe e Grupit Parlamentar, kanë vendosur në mënyrë unike që nesër të votojnë marrëveshjen për tranzicionin e EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
(E plotësuar)

Ai nuk ka dashur të tregoj nëse ndonjë deputet i PDK-së ka kundërshtuar këtë, vetëm duke konfirmuar se vendimi i PDK-së është unik.

Sa i përket shpërbërjes së Kuvendit, Thaçi tha se do ta respektojnë Kushtetutën dhe se për këtë vendos mazhoranca.

Kryesia e PDK’së mblidhet sërish për Tribunalin

Kryesia e PDK’së javën që shkoi dështoi të dilte me një qëndrim të kësaj partie për Gjykatën Speciale, votimi i së cilës në Kuvendin e Kosovës mund të bëhet nesër.

Për këtë, Kryesia e këtij subjekti që udhëheq me Qeverinë është mbledhur sërish sot. Mbledhja ka filluar rreth orës 14:00 derisa, sikurse edhe herën e kaluar, ajo ka qen e mbyllur për mediat. Kësaj here edhe vetë takimi është tentuar që të mbahet tinëz- pa paralajmërim./express/

loading...