‘PDK anagzhohet për një fitore bindëse’

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi mbajti mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të PDK-së, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e Rinisë Demokratike të Kosovës.

Në mbledhje u fol për aspekte organizative dhe për ngritjen e mobilizimit nëpër degë, në frymën e zgjedhjeve të ardhshme nacionale.

“PDK anagzhohet për një fitore bindëse dhe krijimin e një qeverie që do ta thellojë zhvillimin e Kosovës dhe integrimet euratlantike”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Kryetari i PDK-së, njëherësh Kryemnistër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi foli për të arriturat e fundit të Qeverisë, për miratimin e Ligjit për veteranët e luftës së UCK-së dhe për lehtësirat që u krijuan për studentët e universiteteve publike.

Kryetari Thaçi kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave të PDK-së, për një fitore bindëse që mundëson krijimin e një qeverie të fuqishme, e cila do të punojë në zhvillimin e Kosovës dhe në integrimin e saj në institucionet euratlantike.