PD: Rama nuk do të mbajë premtimet e dhëna

Vorpsi: Kryesocialisti në asnjë rast nuk ka folur për uljen e taksave për qytetarët.

Partia Demokratike ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se nuk do të mbajë premtimet e dhëna. Në një deklaratë për mediat zëdhënëssja e e selisë blu Laura Vorpsi u shpreh se Rama në asnjë rast nuk ka folur për uljen e taksave për qytetarët.
largea_laura1373726268

Ne vijim deklarata e plotë e Laura Vorpsit
Partia Demokratike njofton qytetaret shqiptare se akoma pa hartuar programin e qeverisjes, Edi Rama njoftoi shqiptaret nepermjet perfaqesueseve te mazhorances se re te ngarkuar per programin e qeverise, se premtimet e tyre me kryesore anti-globaliste, me te cilat moren votat e shume shqiptareve, nuk do mund ti gezonin qytetaret gjate ketij mandati.

Disa prej tyre me kryesoret si premtimi i sherbimit shendetesor falas per cdo shqiptar (pa kontribute te sigurimeve shendetesore) dhe ulja e taksave per 95 % te shqiptareve, heqja e tatimit mbi te ardhurat personale per te gjithe qytetaret me te ardhura nen 1,5 milion lek, do shtyheshin per vitin 2017 me shpresen naive se realizimin e tyre do te mund ta premtojne gjate nje mandati tjeter mashtrimesh.