PD për djalin e Edi Ramës: Studenti më i pasur i rajonit me syze 60 mijë euro

loading...


Partia Demokratike, iu është rikthyer akuzave për familjen e kreut të qeverisë, ku këtë herë është ndalur pikërisht me Gregor Ramën, djalin e kryeministrit të vendit.
Nga selia blu, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi duke e quajtur Gregor Ramën, studentin më të pasur të rajonit, tha se djali i kryeministrit Edi Rama mban syze me një vlerë prej 60 mijë eurosh,

“Studenti më i pasur në rajon, i papuni Greg Rama. Djali i Ramës në luks, studentët nuk kanë lekë. Syzet e djalit të Ramës, 60 mijë euro. Gregor Rama tregon arrogancën rilindase. Syzet tipike të qeveritarëve të korruptuar. Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro. Kontrast i thellë mes Ramës e popullit të varfër”, deklaroi Këlliçi. Ai i ka kërkuar djalit të kryeministrit të tregojë se ku i ka marrë paratë. “Vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan, Obama. Përveçse një çështje morale, që tregon harbutërinë e rilindjes, kontrastin e thellë mes Edi Ramës, njerëzve të tij, dhe popullit që nuk ka me se të ushqehet, ky është dhe një problem i mprehtë ligjor. Djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe. Të tregojë burimin e parave. Është i detyruar me ligj. Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë; Nga hakmarrja për drejtësi? Nga Emiliano Shullazi? Apo nga kompania kineze që po përgatitet të marrë koncesionin e TVSH, së bashku me xhaxhain e tij Olsin? Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje”, tha ai.
d

loading...

loading...