Pattinson-Stewart rikthehen bashkë?

patinso

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart treguan se janë ende shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ndërsa u fotografuan së bashku në daljen e një lokali nate në Los Anxhelos, ditën e enjte. 

Gjykuar nga fotografitë e publikuara në media, dukej se protagonistët e famshëm të sagës “Twilight” kërkonin të rikuperonin kohën e humbur, pas mungesës 2-mujore të Pattinson, me xhirime në Australi.

Pattinson dhe Stewart u fotografuan gjithashtu një ditë më parë, të mërkurën, në një restorant me Katy Perry, duke festuar ditëlindjen e një mikeshe të tyre të përbashkët.

Pas vërtetimit të tradhëtisë së Stewart gjatë vitit të shkuar, Pattinson vendosi t’i jepte fund lidhjes. Megjithatë, çifti u ribashkua në fund të 2012-s. Së fundmi ishte folur se ata përsëri janë ndarë, kësaj here përfundimisht, por imazhet e publikuara në mediat rozë amerikane duket se e përgënjeshtrojnë diçka të tillë.