Pastruesi i xhamave që mahniti publikun (VIDEO)


Në emisionin n’Kosovë Show, të autorit Shpetim Desku i paftuar ishte edhe një mysafir. Ai ishte një pastrues i xhamave, i cili nuk kishte gjetur mundësi tjetër që ta shfaq talentin e tij.

“Kam parë që tek ju këndojnë edhe fëmijët e vegjël, prandaj erdha tek ju”, ishte përgjigjur Burhani, kur u pyet se përse kishte zgjedhur pikërisht këtë emision për ta shprehur talentin e tij.

Ai ka treguar se fiton deri në 15 euro në ditë nga puna e tij si pastrues i xhamave të veturave në semaforë, derisa shtoi se e kishte nderprerë shkollën, për shkak se nuk kishte kush ta mbante familjen, raporton Gazeta Blic.

Kur drejtuesi i emisionit ia dha mundësinë, ai e kalli atmosferën dhe i mahniti të gjithë:
Untitled-35-848x478