Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!

loading...


Simptomat nga marrja e tepruar e sasisë së sheqerit përfshijnë hiperaktivitet dhe lodhje, infeksione fungale, dhimbje koke, depresion, probleme me sinusin, letargji…

Konsumi i sheqerit në përgjithësi është i dëmshëm për shëndetin. Megjithatë, shumica e kanë të vështirë ta kufizojnë futjen e sasisë së rekomanduar, dhe shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme konsumojnë shumë sheqer.

Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Ka shumë ushqime që përmbajnë sheqer, të cilat janë të përfshiera shpesh në menynë tone të të ushqyerit. Këto mund të jenë pijet e gazuara, lëngjet e frutave, jogurtet me shije të ndryshme, madje edhe salcat e ndryshme për sallata.

Madje edhe ushqimet që llogariten si të shëndetshme, mund të përmbajnë karbohidrate të thjeshta, të tilla si banana, lngu i frutave, rrushi, mango…

Simptomat nga marrja e tepërt e sheqerit mund të shkaktojnë hiperaktivitet dhe lodhje (kur niveli i sheqerit befas bie), infeksione fungale, dhimbje koke, depresion, probleme me sinusin, letargji. Gjithashtu, konsumi i tepruar i sheqerit rrit rrezikun e diabetit, problemeve të zemrës dhe kancerit.

Për të përmirësuar shëndetin dhe rregullimin e peshës trupore është mirë që të krijoni shprehinë e reduktimit të ëmbëlsirave. Ky hap mund të jetë i vështirë, por edhe shumë efektiv nëqoftëse dëshironi të hiqni qafe këtë varësi.

Po ju paraqesim një plan tre ditor për detoksifikim të trupit:

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan me drithëra të përziera me manaferra, fara luledielli dhe bajame apo edhe fruta tjera të thata, eventualisht omletë me tri vezë të fërguara.
Deserti: një sasi të vogël me arra.
Dreka: gjoks pule me perime të ziera (kungull, karrota, rrepë, fasule) dhe bajame.
Darka: peshk i pjekur me bizele të ziera apo salmon me brokoli dhe këpurdha.
Dita e dytë

Mëngjesi: njëlloj si dita e parë, por tani omletën mund ta kombinoni me spinaq të zier.
Deserti: një grusht arra apo fruta tjera të thata.
Dreka: kungull i pjekur në skarë me speca të kuq dhe të verdhë dhe mbi me limon, sallatë me lakvr jeshile dhe karrota të grimcuara në krye me vaj ulliri, lëng limoni, majdanoz dhe kripë.
Darka: perime të ziera ose supë me fasule, merluc i pjekur me brokoli dhe rrepë të përgatitur në skarë.
Dita e tretë

Mëngjesi: njëlloj sikur dy ditët paraprake, por omletën mund ta kombinoni me një sallatë me lakër, rrepë dhe arra.
Deserti: një sasi të vogël me fruta të thata.
Dreka: mish pule e pjekur me rozmarinë dhe limon apo pulë e pjekur në furrë me qepë, ullinj të zi dhe gjethe trumze.
Darka: supë prej këpurdhave me hudhër, qepë, karrota, selino dhe gjethe dafine, apo salcë këpurdhash me borzilok dhe domate të grimcuar.
d

loading...

loading...