Pastë italiane

loading...

f.0706100056942_m

loading...

Përbërësit:

* 400 g shpagesa
* 200 g proshutë
* 150 g kaçkavall
* 100 g pure domatesh
* 1,5 dl keçap
* 100 g majonezë
* 20 g djathë parmezan
* 150 g kërpudha të konservuara
* 1 sallatë e gjelbër
* mëlmesa të përziera * rigon, kripë, piper i zi

Përgatitja: 
1. Shpagetat zihen në ujë me kripë, e pastaj nxirren nga uji, kullohen dhe priten në copë të vogla.

2. Proshuta pritet në katrorka, kërpudhat priten në rriska, ndërsa kaçkavalli grihet trash në rende.

3. Në enë të përshtatshme bashkohen shpagetat, proshuta, kërpudhat dhe kaçkavalli. Shtohen keçapi, pureja e domateve, majoneza, parmezani, rigoni dhe mëlmesa e tjera sipas shijes.

4. Të gjithë përbërësit përzihen ngadalë, derisa të fitohet një masë kompakte.

5. Fletët e sallatës së gjelbër pastrohen mirë dhe me to mbulohet tabakaja e përshtatshme për shërbim. Përmbi fletë derdhet sallata e përgatitur dhe dekorohet sipas dëshirës.

Këshillë shtesë: Për përgatitjen e kësaj sallate mund të përdoren edhe lloje të tjera të pastave, sipas dëshirës.

loading...