Pasojat e tregtisë me postin e Presidentit

loading...


Politologu Nexmedin Mustafa i pyetur nga gazeta “Bota Sot”, rreth formimit eventual të komunave të reja është shprehur: “Fillimisht ata të cilët kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr vendin nuk duhet të lëshohen në asnjë moment në deklarata të pamatura dhe pa pasur njohuri të detajuara në lidhje me krijimin e komunave të reja në Kosovë.

Pra, duhet të ekzistojë një bazë e mjaftueshme ligjore për të formuar komuna të reja dhe kjo duhet të bazohet në Ligjin për Kufijtë Administrativ Komunal. Pra, çdo bashkësi fshatrash apo vendbanimesh që tenton të krijoj komunë të re, duhet të plotësoj disa kushte paraprake, e ndër to po përmend sa për ilustrim- kriterin bazë për minimumin e popullsisë dhe hapësirës territoriale që duhet të përmbushin komunat e reja. Pra, themelimi eventual i komunave të reja nuk nënkupton dëshirën e një komuniteti përkatës apo eventualisht të ndonjë politikani që premtoi formimin e një komune për një komunitet të caktuar gjatë një fushate zgjedhore të themi. Por, një gjë e tillë duhet të bazohet kryekëput në ligj dhe se retorika ditore apo ambiciet e Serbisë për ndikim politik në Kosovë, përmes krijimit të komunave të reja, duhet një herë e përgjithmonë të ndalet”.

Nga ana tjetër politologu Muhamer Ibriqi thotë se, “Kohëve të fundit është përfolur për themelimin e një komune të re serbe. Krijimi i komunave të reja, për ti përmbushur apetitet e dikujt, përmes lëshimeve e konçensioneve të ndryshme është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Një gjë e tillë krijon edhe më shumë ndarje në shoqërinë tonë. Serbët e Kosovës si pakicë janë mjaftë të privilegjuar, i gëzojnë të gjitha të drejtat në Kosovë, të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.“
r

loading...

loading...