Pasi më shtriu në shtrat – më injoroi!

Çdo gjë te unë filloi para katër vjetësh, kur edhe isha maturante në gjimnaz. Njoha një djalosh të bukur, edhe ai maturant, por që se duroja dot, sepse gjithmonë gjeja shkas për t’u zënë me të. Ishim gjithmonë kundër njëri-tjetrit, por bisedat e gjata, edhe pse kundërshtime, na afronin me njëri-tjetrin, u bëmë shokë dhe papritur ai edhe m’i shfaqi ndjenjat dhe ndodhi ajo që nuk e besoja: një natë edhe bëmë seks, shkruan Lita, nga Peja.

Në vitin e fundit në gjimnaz, ime shoqe, Vesa, më njoftoi me një të afërm të saj, maturant në një shkollë të mesme të Pejës. Në fillim për gjithçka ishim kundër njëri-tjetrit. Kur më thoshte të dilnim në kafe i thosha jo. Kur e ftoja unë, ai ma kthente, po ashtu, me jo. Por, bisedat e gjata që bënim nëpërmjet telefonit me njëri-tjetrin na ofruan dhe një ditë, papritmas, ai m’i shfaqi ndjenjat e tij. Mbeta gojëhapur, sepse nuk e prisja një gjë nga ai…

Në fillim nuk munda të pranoja një gjë të tillë, sepse gjithmonë kam qenë e vështirë me meshkuj, por zemra zbutet kur ndjen për dikë…

Pas 6 muajsh më shtroi në shtrat…

Pas 6 muajsh përpjekjeje të vazhdueshme të tij, më bëri për vete… Përfundova në shtratin e tij… Çdo gjë ishte për mrekulli… Dhe, pas atij çasti, momentet e bukura sikur nuk kishin fund… Filluam edhe t’i shprehnim ëndrrat për njëri-tjetrin. Por, papritur ai humbi një person të dashur, familjar të tij, e kjo ndodhi në momentin që ai edhe duhej të ishte në provimin pranues në fakultet. Ai atë ditë nuk erdhi dhe çdo ëndërr jona, çdo plan u shkatërrua…

Kështu, unë në tetor erdha në fakultet, në Prishtinë, kurse ai mbet në shtëpi, në Pejë. I premtova se as largësia s’do na ndante… Por, na ndau një gjë tjetër: ai ndërkohë kishte gjetur një të dashur tjetër dhe kur mësova për këtë ma tha: “Ke luajtur shumë me mua, e këtë e ke dënim nga unë!”.

U habita, ia dhashë një shuplakë dhe e pështyva si qenin, duke u larguar me vrap nga ai./Lita