Pasardhësi i Citroen CV2

loading...

Citroen

loading...
Këto ditë kanë filluar të arrijnë detaje të reja për pasardhësin e modelit të “Citroen-it”, atij 2CV. Burime të caktuara pohojnë që automobili tashmë ka emërtimin intern E3 Essential, ndërsa do të bazohet në Citroen C4.

Vetura do të jetë e gjatë 4.3 metra, ndërsa stili i tij do të jetë i inspiruar nga koncepti C-Cactus i cili për herë të parë është paraqitur në vitin 2007 në panairin e automobilave në Frankfurt. Opsionet e motorëve për tani nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por sipas disa spekulimeve nën kapak do të gjendet motori me naftë me 92 KF dhe dy motorë me benzinë prej 82, përkatësisht 100 KF.

Pasardhësi i legjendarit 2CV do të mund të zbulohet si koncept që në këtë vit në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt, derisa versioni serik me siguri në treg do të del në pranverën e vitit 2014 dhe kjo makinë pritet të kushtojë rreth 16.000 euro.

loading...