Pas sherrit me Rudinën, Linda Rei lan duart edhe me Alketa Vejsiun

Lajmi më i bujshëm i këtij edicioni të spektaklit të kërcimit ishte pjesëmarrja e Linda Reit në të, por e ndikuar nga konflikti i fundit me Rudina Magjistarin dhe komentet e shumta në rrjetet sociale Linda ka vendosur të tërhiqet nga “Dance With Me”.

Lajmi është bërë i ditur nga produksioni i spektaklit, transmeton “Express”. Për të nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë me përmasa më të mëdha nga çfarë dikush mund ta mendojë paraprakisht.

Presioni, emocionet, shikueshmëria e lartë e cila kishte si rrjedhojë reagimet të shumta, duket se e tronditën Linda Rein dhe natyra e saj shumë e ndjeshme nuk mundi t’i përballonte.

Ky vendim i Lindës bie në kontradiktë me deklaratat e fundit të saj, sepse gjithnjë thoshte që pjesëmarrja në këtë spektakël kërcimi po i dhuronte kënaqësi dhe emocione pafund. Gjithsesi zgjedhja mbetet e saja në fund të ditës.