Pas ndarjes Afërdita flirton, Shpati argëtohet me Fjollën

loading...

f1_18-aferdita1363596729

loading...
Ndarja e Shpatit nga Afërdita tashmë është një fakt, edhe pse ka pasur njerëz që nuk kanë mundur ta besojnë se ndarja e tyre është e vërtetë. Por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë këtë gjë, mjaftojnë të klikojnë në profilin e Afërditës dhe do të shohin aty statusin e saj “single”, ndryshe nga ç’ishte vetëm pak kohë më parë, “e fejuar”. “Më mirë sot sesa nesër, e djeshmja nuk ishte ajo e duhura, kështu që le të harrohen të gjitha”, ky ka qenë statusi i vendosur nga modelja e njohur, Dreshaj, në profilin e saj në “Twitter”, duke dashur të tregojë se tani e tutje zemra e saj është e lirë dhe në kërkim të dikujt tjetër, transmeton Panorama.

Ndërkohë, në anën tjetër, Shpati si duket ka dashur që të qetësohet dhe të marrë veten duke shijuar kështu për pak kohë edhe jetën e natës. Në krah të tij është ndodhur këngëtarja Fjolla Morina, e cila gjithashtu është një nga femrat më provokative të skenës shqiptare. A thu Shpati don me ia thy?

loading...