Pas lindjes, Çiljeta rikthehet me këngë me Noizyn (video)

f1_22-rikth1363983388

Tiranë, 22 mars – Rreth një muaj më parë Çiljeta Xhilaga solli në jetën fëmijën e saj të parë, Fernandon, ndërkohë që tashmë është gati të debutojë në muzikë si nënë.

Megjithatë, siç duket edhe nga pamjet, video është regjistruar gjatë kohës kur Çiljeta ka qenë shtatzënë. Kënga e saj e radhës është një bashkëpunim me reperin Noizy dhe mban titullin “Gansta Love (G Love)”, raporton Panorama.

Deri më tani Çiljeta ka qenë e fokusuar tek  djali i saj, me të cilin është parë dhe fotografuar shpesh.